Zyrtarisht ekipi i Burrelit ka vendosur të drejtohet nga trajneri Samuel Nikaj. Marrëveshja mes drejtuesve të klubit matjan dhe trajnerit Nika është firmosur këtë të Hënë.

Të pranishëm në nënshkrimin e kontratës kanë qenë Administratori i Klubit të Futbollit Burreli, Bajram Ballabani, drejtori teknik Klevis Gjoka etj.

Ende nuk ka detaje të kontratës së nënshkruar, por mësohet se Nikaj ka nisur përzgjedhjen e disa sportistëve për t’i patur pjesë të skuadrës në sezonin e ardhshëm.

Samuel Nikaj pritet të prezantohet para ekipit në ditët në vijim.