Eklipsi sonte 19.30, kujdes me sytë! Kurora e diellit mund të rrezikojë shikimin. Dhjetëra u verbuan në 1999
Të shumtë janë ata që sytë do ti kenë nga qielli pasditen e këtij 12 gushti për të parë një ndër fenomenet më spektakolare astronomike të viteve të fundit. Por një gabim që mund të bëni ndërsa hëna do të kalojë drejtpërdrejt midis tokës dhe diellit duke mbuluar plotësisht diskun diellor mud tju kushtojë shtrenjtë. “Janë dëmtuar pasi e kanë parë me sy të lirë, ose syze të thjeshta që mund të jenë dhe shumë të errëta, por nuk kanë filtrin e duhur. Është shumë e rrezikshme për shëndetin e syrit . Dëmtohet direkt retina ose më saktë çfarë është me e rëndësishme, zona e retines që është makula ku përqendrohet 90% e shikimit të mprehtë të syrit, qendra e shikimit. E keqja është që retina duke mos patur receptorë dhimbje ky dëmtim ndodh pa e kuptuar fare, pra personi përqëndrohet duke parë diellin drejtpërdrejt apo me një mbrojtje jo të duhur dhe nuk e kupton duke mos pasur dhimbje që po dëmtohet dhe kalojnë orë, të nesërmen personi thotë nuk po shoh mirë, kam probleme me shikimin, kam turbullim të shikimit kam deformim të shikimit ose mund ta përshkruajnë kam një njollë të zezë në shikim ose flash drite.” tha ai As nëse eklipsi është i pjesshëm siç pritet të ndodhë në Shqipëri sipas mjekëve okulist nuk është i sigurt që dielli të shihet me sy të lirë.