Klosjanët janë treguar të pamëshirshëm të dielën në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit ndaj ekipit mik Spartakut, duke e mundur këtë të fundit me rezultatin e thellë 5 me 0. Klosjanët e çbllokuan rezultatin që në minutën e 5 me Meshajn i cili goditi sakt në shenjestër, duke kaluar të tijët në avantazh. Aksionet e miqëve me Mashën e Muçën rezultuan të pasukseshme përballë gardianit të portës klosjane Lleshajt i cili e mbroi me fanatizëm. Në minutën e 35 Klosi shënon sërisht dhe autor ka të njëjtin emër, Meshajn. Dy minuta para se të mbyllej pjesa e parë, është Doma i cili çon rezultatin në 3 me 0. Miqtë nuk kanë më kohë dhe shkojnë në pushim me 3 golat e vendasve. Edhe në pjesën e dytë Klosi nuk e ndal hovin duke kërkuar herë pas here të shënojë në portën mike. Tre golat e shënuar në pjesën e parë nuk mjaftuan për ta. Në minutën e 62 është Maçi që shënon golin e katërt. Tre minuta më vonë Klosi fiton një penallti pas një ndërhyrje të gabuzr të miqëve në zonën e rreptësisë. Gjuajtja e 11-metërshit iu besua portierit Marjan Lleshaj i cili godet saktë dhe shënon goline pestë e të fundit të këtij takimi. Miqtë humbasin mundësinë e artë për të shënuar golin e nderit në minutën e 88 pasi fitojnë një penallti, por Muça nuk godet saktë. I gjithë takimi u mbyll Klos 5 e Spartaku 0. Me gjithë tri pikët e marra në shtëpi klosjanët qëndrojnë të renditur në vendin e 7 të grupit A me 13 pikë të grumbulluara nga 10 ndeshje të luajtura deri tani.