Për shkak të qëndrimit të gjatë pa stërvitje, Klubi i Futbollit Burreli sëbashku me stafin teknik të ekipit kanë vendosur që stërvitjet e skuadrës së grumbulluar të Martën, të zhvillohen edhe të shtunave.
Ky vendim është marrë në bashkëpunim edhe me sportistët të cilët e shohin të nevojshme zhvillimin e sa më shumë stërvitjeje pasi një pjesë e mirë e tyre nuk kanë patur mundësi të stërviten që nga fillimi i Marsit pasi ndodheshin në zonat e kuqe të krijuara nga pandemia Covid-19.

I kontaktuar nga Mat Televizion, Administratori i Klubit të Futbollit Burreli, Bajram Ballabani tha se megjithëse ende nuk ka një datë të saktë për rinisjen e garës, skuadra duhet të jetë e gatshme. Deri tani data e rifillimit të kampionatit mendohet të jetë 7 Qershori, që respektivisht i bje një kohë e shkurtër për tu stërvitur. Për këtë arsye matjanët kanë vendosur që të zhvillojnë seanca instensive stërvitore në mënyrë që të jenë të gatshëm sapo të zbresin në fushën e gjelbërt.