Pas zyrtarizimit të administratorit të ri të Klubit të Futbollit Burreli, tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i emrit të ri të trajnerit të ekipit. Ekipi i është besuar ta drejtojë Vladimir Gjoni, trajneri i cili e ka drejtuar duisa herë skuadrën matjane, ndërsa në sezonet e fundit ishte i aktivizuar me Egnatian e në fund si trajner i Besëlidhjes së Lezhës. Burime pranë klubit të futbollit Burreli, thanë se tashmë me zyrtarizimin e emrit të trajnerit të ri të ekipit do të nisë edhe grumbullimi i skuadrës. Seancat stërvitore pritet të nisin me datë 25 Korrik në Pezë helmes, ndërsa trajneri Vladimir Gjoni do të presë sportistët të cilët do të testohen. Ende nuk dihet numri i lojtarëve të cilët janë ofruar tek Burrelit, por ne nisjen zyrtare edhe të stërvitjes, pritet që të dalin edhe emrat e të larguarve nga skuadra matjane që luajtën sezonin e kaluar. Gjithsesi matjanët sapo kanë nisur merkaton dhe synojnë ndërtimin e një ekipi i cili pritet jo vetëm t’i bëjë ballë të parës, por edhe të synojë më lart.