Nga Arlindo Vani
Është mbyllur me rezultatin 2-1 ndeshja midis Besëlidhjes dhe Burrelit. Ndeshja midis dy ekipeve pretendente për kategorinë Superiore nisi mjaft e qetë dhe loja u zhvillua kryesisht në mesfushë. Në pjesën e dytë ndryshon loja nga të dyja ekipet dhe bëhet më agresive. Disa faulle të padhëna dënuan shumë lojën e Burrelit. Ishte pikërisht Koleci që pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë godet dhe mposht portierin Koca. Burreli kthehet i gjithi në sulm dhe ps bjë goditje dënimi shënon me kokë Popaj në minutën e 79. Në minutën e 83 Hyskaj humbet një tmrast flagrant i vetëm përball portierit të Besëlidhjes. Disa minuta më vonë pas një aksioni në krahun e djathtë arbitri Mario Shabanaj jep një penallti totalisht të paqënë duke u bërë ai njeriu vendimtar në këtë takim. Tifozët matjanë të cilët ishin të shumtë shprehin pakënqësi ndaj gjykimit por arbitri Shabanaj i palëkundur në vendimin e tij tregon gishtin tek pika e bardhë e penalltisë. Xhorxheviç shënon nga 11-metra. Mbetet për tu nënvizuar që tifozët vendas në minutat e fundit shpërthyen në sharje ndaj ekipit matjan. Burreli tentoi në fund të barazoi por pa sukses.