Vladimir Gjoni do të jetë trajneri i ri i Turbinës. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se presidenti i skuadrës cërrikase, Gentjan Gjoka, ka vendosur të largojë teknikun Allamani duke i besuar stolin Gjonit.

Kujtojmë që Gjoni e filloj sezonin futbollistik me ekipin e Burrelit por pas disa konflikteve ai u shkarkua nga administratori Ballabani. Ne atë kohë u mësua që sjellja jashtë etike ishte arsyeja që solli largimin akoma pa filluar sezonin të trajnerit. Me pas matjani mori drejtimin e ekipit Erzeni. Ndeshja e parë që zhvilloi Gjoni ishte pikërisht ndaj Burrelit të cilën e fitoj me rezultatin 4-0. Në atë ndeshje mbahet mend një epidisod që shkaktoj një përplasje me tifozët matjan. Kur ekipi i Erzenit shënoi golin e 4 Gjoni nuk u përmbajt me festimet e tyre pranë tifozëve të Burrelit të cilët ishin vetëm disa metra larg. Tifozët matjanë nuk e toleruan këtë veprim dhe shperthyen në sharje. Por edhe kjo aventurë ne krye të ekipit shijakas nuk zgjati shumë dhe pas disa rezultateve negative u shkarkua edhe nga kjo detyrë.

Sot Gjoni pritet të marrë drejtimin e ekipit të Turbinës së Cërrikut e cila rrezikon të bjerë nga kategoria. Një sfidë mjaft e vështir për Vladimir Gjonin i cili duhet të luftojë që të mos shkarkohet sërish këtë sezon.