E rëndë në Dibër. Policia nuk kursen asnjë, dhunë ndaj gazetarit të Mat Tv

Share

Gazetari i Mat Televizion Enver Doçi është dhunuar dhe goditur nga forcat RENEA në qendër të qytetit të Peshkopisë.

Mësohet se gazetari Doçi ka qenë duke xhiruar me telefonin e tij një operacion për arrestimin e disa personave në pedonale të qytetit, kur një efektiv i RENEA-s e ka goditur me qytën e automatikut në këmbë dhe në krah dhe i ka thyer telefonin.

Edhe pse gazetari Doçi mbante bexhën e gazetarit, kjo nuk e ka ndaluar RENEA-n ta dhunojë.

Mat Televizion dënon rëndë këtë akt të shëmtuar të policisë së shtetit të distancohet dhe të vendoset para drejtësisë efektivi që goditi gazetarin.

Dhunimi i gazetarit, është dhunim i fjalës së lirë, por kjo nuk do ta ndalë asnjë gazetar të ushtrojë profesionin e tij të shenjtë të informimit të publikut!

Read more

Local News