Policia e Bulqizës ka arrestuar ditën e sotme 2 persona për plagosje me thikë.

Policia njofton se shtetasit e arrestuar janë Blerdjan Gjoka, 32-vjeç dhe Murat Zhaboli, 28-vjeç, banues në Krastë, Bulqizë.

Këta shtetas pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë

U konfliktuan dhe më pas goditën me mjet prerës për shkak të detyrës një 33-vjeçar, arrestohen nga Policia 2 shtetas.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

B. GJ., 32 vjeç; M.Zh., 28 vjeç, banues në Krastë, Bulqizë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në Krastë Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.