Një fëmijë vetëm 2 vjeç ndërroi jetë këtë të hënë në Burrel.
2 vjeçari ndodhej në çerdhe kur ka shfaqur probleme, ndërsa është dërguar për në spitalin e qytetit, teksa mësohet se gjatë rrugës dyshohet se ka ndërruar jetë.
Burime pranë spitalit thanë se kishte lindur me probleme shëndetësore për të cilat kurohej rregullisht në Burrel dhe Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISE
Mat/informacion paraprak
Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.