Akoma pa ardhur sesioni i merkatos së dimrit, zyrtarizohet largimi i parë nga ekipi i Burrelit. Gardiani i portës matjane Mario Bytyçi m ka njoftuar largimin përmes një postimi në instagram. Bytyçi luajti çdo ndeshje titullar përveç ndeshjes ndaj Dinamos ku u në portë ishte talenti 19- vjeçar Igli Koca. Për matjanin bëhej fjalë për ndeshjen e parë si titullar. Ai bëri një performancë mjaft të mirë duke treguar siguri në një ndeshje delikate siç ishte ajo ndaj Dinamos.

Postimi i Bytyçit

Me keqardhje njoftoj perfundimin e kontrates me KF Burrelin. Falenderoj drejtuesit, tifozët dhe mbi të gjitha çunat e meekullueshëm që kam punuar gjatë kësaj kohe. Forca Burreli