Pas rastit te parë zyrtar me Covid-19 ka ardhur edhe reagimi i kryetarit te Bashkise Mat, Agron Malaj.
Kryebashkiaku Malaj tha se autoritetet kane marre cdo mase sipas udhezimeve. Familjes se infektuar po i plotesohen te gjitha nevojat e tyre theksoi Malaj.
Reagimi ne facebook i Agron Malajt
Fatkeqësisht sot është konfirmuar rasti i parë me COVID-19 në Bashkinë Mat.
Autoritetet vendore kanë marrë të gjitha masat në përputhje me udhëzimet e dhëna për karantinimin e familjes duke plotësuar të gjithë nevojat e tyre. Gjithashtu kemi dezinfektuar banesën dhe ambientin përreth.
Qëndroni në shtëpi, ruani distancimin social dhe higjenën sepse vetëm kështu e mundim këtë virus.