Hollanda kishte kerkuar rikthimin e vizave per shtetasit Shqiptare ne zonen Shengen. Sot ka qene edhe afati i fundit qe Komisioni Europian ta merrte ne shqyrtim. Automatikisht kerkesa quhet e rrezuar.
Një debat i gjatë u zhvillua në Parlamentin holandez për këtë çështje, ndërkohë që më pas u miratua dhe kërkesa e iniciuar nga deputetja Toorenberg.
Në një letër dërguar Eurokomisionerit për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitri Avramopoulos, Robert de Groot përfaqësuesi i përhershëm i Holandës në Bashkimin Evropian, ka paraqitur dhe argumentet e Parlamentit të tij për këtë kërkesë që përmblidhen në tre pika.
Afati për shqyrtimin e kësaj kërkese është një muaj, datë e cila përfundon sot. Një zëdhënës i komisionit europian bën të ditur se në situatën aktuale, rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen.