Një aksident i rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të Enjteje në afërsi të Bulqizës në vendin e quajtur Qafa e Buallit në aksin nacional Burrel – Peshkopi.

Një mjet tip fuoristradë me të cilin udhëtonin 4 persona është përmbysur në rrugë. Për pasojë janë plagosur rëndë shtetasit me inicialet H.J, V.E, A.T dhe M.L. Dy të fundit janë transportuar me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët kanë marrë mjekim në spitalin e Bulqizës.

Mësohet se të plagosurit punonin në minjerën e Bulqizës ku dhe ishin nisur të shkonin.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një mjet i cili po parakalonte një makinë të tonazhit të rëndë. Në përpjekje për të shmangur përplasjen, fuoristrada është batuar. Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit.