Në ambientet e Presidencës, Kreu i Shtetit Ilir Meta ka takuar në këto momente të dërguarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones.
Nuk dihet me saktësi tema e këtij takimi, por ai vjen në një ditë ku priten shumë zhvillime politike, siç është mocioni me debat dhe dalja me një rezolutë nga Kuvendi, për shkarkimin e Presidentit.
Socialistët kërkojnë shkarkimin e Metës për shkak të shfuqizimit të dekretit të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit. Ata shprehen të bindur se zgjedhjet do mbahen më 30 qershor, ndërsa Meta kërkon që data e zgjedhjeve të dakordësohet nga palët politike.
Madje pasditen e e djeshme Presidenti nisi konsultat me partitë e qendres së djathtë për një datë konsensuale.