Liverpool është i interesuar seriozisht për Milot Rashicën. Lajmin e ka dhënë “Bild”, që publikon se trajneri Jurgen Klopp kërkon shërbimet e kosovarit menjëherë pasi të përfundojë sezoni.

Sipas “Bild”, largimi i Rashicës nga Werder Bremen është i pashmangshëm, pavarësisht nëse skuadra rarrin të mbijetojë në Bundesligë. Aktualisht, Werder ndodhet në zonën e rënies nga kategoria.

22-vjeçari Rashica ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 4 pasime për gol në 21 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërkohë që sezonin e kaluar e mbylli me 12 gola dhe 6 asiste.

Me Sadio Mane dhe Mohamed Salah që do të largohen për Kupën e Afrikës në mes të sezonit të ardhshëm, Liverpool ka nevojë për sulmues krahu dhe Rashica, në sytë e Klopp, është perfekt për “The Reds”.

Sipas mediave holandeze, Liverpool është gati të ofrojë 38 milionë euro për Milot Rashicën