Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë përplasur me makinë dy këmbësorë në Dibër.

Sipas policisë mësohet se aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor “Maqellarë-Peshkopi”, automjeti që drejtonte 44-vjeçari, ka përplasur një 47 vjeçare dhe është larguar nga vendi, ndërsa më pas një tjetër drejtues mjeti I cili ka ardh në ndihmë të plagosurës duke transportuar për në spital 47 vjeçaren, dyshohet se për shkak të shpejtësisë, ka përplasur me automjet një 30 vjeçare.

Të dy shtetasit e dëmtuar nga aksidentet, marrin asistencë mjekësore, në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme