Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për 9 shtetas, të gjithë banues në Maqellarë, pasi kanë kundërshtuar shërbimet e Policisë Bashkiake dhe punonjësit e ujësjellësit të Dibrës, me qëllim moslejimin e ndërtimit të ujësjellësit në fshatin Kërçisht.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër kanë referuar edhe një tjetër material në Prokurori ku për pasojë ka filluar procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. D., 33 vjeç, banues në Dibër, pasi mësohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërsa në Klos, Shërbimet e Postës së Policisë dhe ata të IMT-së, gjatë patrullimeve në terren, kanë konstatuar se në vendin e quajtur “Qafa e Buallit”, ishte gërmuar në një sipërfaqe toke, ku dyshohet me qëllim nxjerrjen e inerteve, në kundërshtim me ligjin. Pranë sipërfaqes së gërmuar janë gjetur 3 mjete të rënda pune, të cilat janë bllokuar nga Policia. Vijojnë hetimet për përcaktimin e autorësisë së kësaj veprimtarie kriminale kundër mjedisit, si dhe për nxjerrjen e shtetasve përgjegjës, përpara përgjegjësisë penale.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.