Bashkia e Bulqizës nuk ka mundur dot që këtë vit të sigurojë dru zjarri për të furnizuar qytetarët. Ndryshe nga vitet e kaluara ku banorët e të gjithë bashkisë Bulqizë, mund t’i blinin drutë për ngrohje gjatë dimrit pranë pikës së ngritur nga bashkia, këtë vit do të duhet që t’i sigurojnë privatisht. Drejtues të Bashkisë Bulqizë, thanë se për shkak të përcaktimit me vonesë të ngastrave ku do të sigurohej lënda drusore për qytetarët, ka qenë e pamundur të realizohej në kohë.
Ata kanë zgjedhur një metodë ndryshe për sigurimin e lëndës drusore duke ju dhënë mundësinë banorëve që të presin kupon pranë njësive administrative për aq metërkub dru që e kanë të nevojshme. Bashkia takson një metërkub dru zjarri me 600 lekë të rinj.
Nga ana tjetër, qytetarët vazhdojnë të ankohen për rritjen e çimit që këtë vit ka shkuar deri në 6 mijë lekë të rinj për metërkub.
Video link
Sigurimi i lëndës ngrohëse për qytetarët e Bulqizës është domosdoshmëri çdo vit për t’i bërë ballë temperaturave të ulta gjatë stinës së dimrit.