Dritë Jeshile për Shqipërinë Drejt BE-së: Drafti IBAR Miratohet Pa Kundërshtim

Dritë Jeshile për Shqipërinë Drejt BE-së: Drafti IBAR Miratohet Pa Kundërshtim

Shqipëria ka marrë një sinjal pozitiv të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Drafti i qëndrimit të përbashkët të BE-së (EUCP), i bazuar në raportin IBAR, është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim nga shtetet anëtare.

“Drafti i qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të BE-së (EUCP, bazuar në IBAR) sapo është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim të mëtejshëm nga shtetet anëtare. Hapi i radhës është kalimi i tij nesër pasdite për miratim tek ambasadorët e BE-së në COREPER, përpara se Konferenca Ndërqeveritare (IGC) të konfirmohet zyrtarisht”, thuhet në përgjigjen e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ky miratim pritet të konfirmojë zyrtarisht mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian më 26 maj, një hap kyç drejt avancimit të procesit të integrimit.