Qarku i Dibrës është një ndër dy qarqet e vendit tonë që ende vijon të jetë i paprekur nga Covid-19. Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësorë Dibër, Hasan Manja e quan meritë zbatimin e masave, që në Dibër nuk ka asnjë rast të prekur deri tani me Covid-19. Sipas Manjas deri tani në të janë bërë 14 analiza për rastet e dyshuara që kanë shfaqur shenja të përafërta me ato të koronavirusit. Në doganën e Bllatës nuk ka asnjë hyrje dalje që prej 20 ditësh. Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Dibër, Hasan Manja tha se kjo ka ndikuar në qëndrueshmërinë e situatës, pasi ka shmangur ardhjen e virusit nga Maqedonia e Veriut.