DREJT PËRFUNDIMIT RIKONSTRUKSIONI I ÇERDHES NUMËR 2, BURREL
Çerdhja numër dy, që ndodhet në lagjen “Drita” të qytetit të Burrelit do të ketë mjedise krejtësisht të rinovuara. Ky objekt i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë dhe se punimet po shkojnë drejt përfundimit. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve ishte Kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni i cili tha se ky rikontruksion do të ofrojë ambjente komode për rreth 100 fëmijë që do ta frekuentojnë në 8 ambjente. Po ashtu, brenda këtij objekti do të ketë edhe dy grupe për fëmijët e kopshtit numër tre, për shkak të kapaciteteve të kufizuara që ka objekti tjetër përballë. Kryebashkiaku Altin Bojni gjatë kësaj vizite dha edhe lajmin e mirë se pas përfundimit të rikonstruksionit të çerdhes numër 2 do të nisë rikonstruksioni i objektit të kopshtit numër 3. Rikontruksioni i kësaj çerdheje do të ulë ngarkesën tek çerdhet e tjera që kishin fëmijët e lagjes “Drita”.