DREJT PËRFUNDIMIT PALLATI I DYTË I BANESAVE ME KOSTO TË ULËT NË BURREL
Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e pallatit të dytë në qytetin e Burrelit të banesave me kosto të ulët. Këtë të premte, për të parë nga afër punimet, ishte kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni dhe Drejtoresha Rajonale e Entit Kombëtar të Banesave Dibër, Elsa Sava. Kryebashkiaku Bojni tha se përfundimi i këtij investimi do t’i japë mundësinë edhe rreth 30 familjeve të tjera që përfitojnë banesë me kosto të ulët apo kredi pa interes. Gjithashtu, Bojni u shpreh se pas përfundimit të këtij pallati do të nisë puna për ndërtimin edhe të një pallati të tretë. Drejtoresha Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave Dibër, Elsa Sava deklaroi se ky institucion do të jetë në monitorim të vazhdueshëm të zbatimit të projektit. Ky është pallati i dytë i ndërtuar në qytetin e Burrelit i ndërtuar në kuadër të programit për banesat me kosto të ulët të Entit Kombëtar të Banesave.