Pas më shumë se 3 viteve hetimeve e debateve politike, dosja 184 për shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër pritet të marrë rrugë sot.

Në gjykatën e Dibrës po zhvillohet seanca ku do të vendoset për dërgimin për gjykim ose rrëzimin e punës së prokurorisë.

Prokuroria e Dibrës ka kërkuar pushim të hetimit për kryebashkiakun aktual të Dibrës, Dionis Imeraj, shtetasit Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi dhe Afrim Mikli.

Sipas Prokurorisë akuza për shitblerjen e votës ka kaluar afatet e parashkrimit çka është ankimuar nga Partia Demokratike si palë në proces.

Prokuroria e Dibrës ka vënë në akuzë vetëm 4 persona, pas hetimeve që përfshinë politikanë, zyrtare vendore, biznesmenë e votues.


Të akuzuarit janë:

-Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre.

-Drini Gjeci ish-drejtor i Arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve.

-Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe Hasan -Hoti Njësia administrative Lure akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Këta të fundit akuzohen se kanë përjashtuar disa familje nga skema e ndihmës ekonomike për bindje politike.w

Disa prej tyre ishin në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa e konsideruan veten viktima të dosjes 184.