Edhe pse ndodhet vetëm një kilometër larg qytetit të Peshkopisë, fshati Dohoshisht po përballet me ndotjen e mjedisit. Banorët thonë se mungojnë kontejnerët për hedhjen e mbeturinave, ndërsa detyrohen që ato t’i hedhin në mjedis të hapur. Këtë fakt e tregojnë edhe pamjet, ku në shumë zona të fshatit janë krijuar pirgje të mëdha me mbeturina të ndryshme, kryesisht buzë përroit të llixhave. vetë banorët e Dohoshishtit shprehen se problematika më e madhe është ndotja në këtë fshat pasi ujë të pijshë e vaditës kanë patur gjithmonë. Ata i bëjnë apel Bashkisë Dibër ta përfshijë edhe fshatin e tyre në sipërfaqen e grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave.

  Tjetër problem që konstatojnë banorët është edhe rruga kryesore e fshatit. Sipas tyre, punimet janë kryer jo-cilësore duke bërë që asfalti të nisë të dëmtohet vetëm pas 1 viti që është shtruar.

Fshati Dohoshisht është ndër fshatrat më të afërt me qytetin e Peshkopisë.