“Do rikthejmë kooperativat”, Rama: Kryebashkiakët pa 10 investime në agroturizëm nuk rikandidojnë
Fermerët në vend duhet të bëhen gati për tu përshtatur me standartet e bashkimit europian. Gjatë një takimi në Dibër, Kryeministri Edi Rama lajmëroi se në Shqipëri do të rikthehen kooperativat por jo ato të kohës së diktaturës. Kreu i qeverisë u la porosi fermerëve të përgatiten për kërkesat e unionit, pasi sipas tij brukseli zyrtar nuk toleron kur bëhet fjalë për produktet ushqimore. Një paralajmërim e kishte edhe për kryebashkiakët të cilët nuk do të rikandidojnë nëse nuk plotësojnë normën e kërkuar për paketën e maleve. Këtë të shtunë, kreu i qeverisë vijoi turin e quajtur “Punët për Shqipërinë”. Takime me sipërmarrësit dhe qytetarët do zhvillohen në çdo zonë të vendit.