14 Shkurti njihet në të gjithë botën si dita e të dashuruarve, ndërkohë që brezi i ri është ai që e feston më së shumti. Por në bulevardin “Elez Isufi” të qytetit të Peshkopisë këtë të Mërkurë kishte më shumë të moshuar. Largimi i rinisë duket edhe në këtë ditë ku mungojnë çiftet e reja të cilët dalin në ditën e të dashuruarve, ndërsa këtë e konfirmojnë edhe bizneset që shesin lule apo bizhuteri të ndryshme që përdoren për dhurata. Vetë qytetarët që u prononcuan për këtë temë thanë se pamja që shihet, nuk do koment se këtu ka mbetur vetëm mosha e tretë.

Qytetarët dibranë kërkojnë që të krijohen kushte dhe të ndërmerren politika shtetërore që rinia shqiptare të mos largohet më nga vendi.