Dita e 37 e Protestës: Qytetarët Marshojnë Drejt Kryeministrisë me Thirrje Për Dorëheqje
Edhe këtë mbrëmje, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, duke vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 37-të të protestës.
Protestuesit kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e qeverisë, ndërsa kërkojnë ndryshime politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre.
“Duhet të qëndrojmë të bashkuar”, u shpreh një prej protestuesve teksa fliste në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë.
Sikundër çdo natë, pas disa orësh para Kryeministrisë dhe fjalimeve të mbajtura aty, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.