Pesë ditë më parë, krymenistri Edi Rama prezanotoi projketin e ndërtimit të hidrocentarlit të Skavicës, që sipas tij do ta shndrrojë Shqipërinë në një vend të rëndësishëm të prodhimit të energjisë në rajon. Por banorët e Dibrës, nuk mendojnë njësoj. Kryetari i Shoqatës për mbrojtjen e luginës së Drinit të Zi, thotë se askush nuk i di skatësisht përfitimet dhe dëmet që do sjellë projekti.

Aktivistët ndihen të befasur nga ky vendim, pasi sipas tyre, vetë kreu i qeverisë më herët kishte premtuar se ky projekt nuk do të behej, duke anulluar konçensionin për të në vitin 2016. Banorët thonë nga projekti i Skavicës, 8 mije hektarë tokë prodhuese do të humbin nën ujë, duke shkatërruar të ardhurat nga bujqësia.

Ndërtimi i Skavicës mund të rrezikojë edhe zhdukjen e rrënojave historike pasi krahina ka qenë e banuar që nga koha e Neolitit të hershëm.

Banorët thonë se autoritetet nuk kanë bërë takime konsultuese, për të diskutuar se çfarë do të bëhet me pronat e tyre, ndaj do të vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë projekt.