Sot në orët e para të mengjesit Maqellara është tronditur nga një shpërthim tritoli. Mësohet se sasia tritolit është vendosur në banesën e shtetasit Gazmir Kosiqi, Banor i Njesisë Administrative Maqellarë. Vetëm një vit më parë po në derën e shtëpise iu ekzekutua djali i tij 32 vjeç Elsi Kosiqi  Nga informacione paraprake ende të pakonfirmuara zyrtarisht mësohet se nuk ka pasur dëme të mëdha, megjithese se sasia e tritolit ka qenë e konsiderueshme pasi është dëgjuar në të gjithë Maqellarën.