Policia e Dibrës ka arrestuar ditën e sotme 2 vëllezë për shkatërrim prone dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.
Policia njofton se janë arrestuar shtetasit B. S., 29 vjeç dhe S. S., 22 vjeç, banues në Dibër(vëllezër).
Këta shtetas në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta kanë thyer xhamat e një biznesi privat ‘Bar-Restorant’, dhe gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të policisë për shoqërimin në komisariat të tyre, dy vëllezërit kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.
Njoftimi i policisë:
Dibër
Thyen xhamat e një biznesi privat si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 2 vëllezër.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
B. S., 29 vjeç dhe S. S., 22 vjeç, banues në Dibër(vëllezër).
Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta kanë thyer xhamat e një biznesi privat ‘Bar-Restorant’, dhe gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të policisë për shoqërimin në komisariat të tyre, dy vëllezërit kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Shkatërrim prone”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.