Duke marrë shkak nga numri i lartë i të infektuarve me Covid-19 Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale ka vendosur të bëjë gati spitalet rajonale. Burime pranë spitalit Rajonal të Dibrës bëjnë të ditur se janë bërë gati 73 shtretër për të pritur pacientët e prekur nga koronavirusi. Kjo është komunikuar gjatë mbledhjes së sotme të stafit shëndetësor të këtij spitali. Ndërsa nuk dihet se kur pavionet do të presin pacientët e parë. Po ashtu veç 73 shtretërve të përgatitur sëfundmi, mësohet se do të përdoren edhe dhomat e infektivit brenda këtij spitali.
Spitali i Dibrës humbi një mjek të nderuar të tij, doktor Ibrahim Kaziun. Lajmin e ka dhënë vetë spitali i Dibrës nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të tij në Facebook.
“Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër.Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor.Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot.Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë” – thuhet në mesazhin ngushëllues të kolegëve të tij.