Një grup banorësh dhe aktivistësh për mbrojtjen e luginës së Drinit të Zi udhëtuan drejt fshatit Skavicë, në njësinë administrative Ujmisht në Kukës. Pikërisht aty ku do të ndërtohet edhe diga e Hodrocentralit me basenin më të madh ujëmbledhës mbi lumin Drin. Kryetari i shoqatës për mbrojtjen e Drinit të Zi u shpreh se qeveria ka vijuar punimet për hartimin e projektit në fshehtësi të plotë. Prej dy vitesh në zonë kanë punuar dy sonda dhe tani janë larguar pasi kanë përfunduar punë. Një digë në lartësinë 443 metra do të p[ërmbysë jo 8 mijë hektarë siç thotë qeveria, por rreth 12 mjië hektarë toka, 34 fshatra dhe rreth 15 mijë banorë . Banorët kanë nisur sensibilizimin për atë çfarë ndodh nëse ndërtohet një basen aq i madh. sipas banorëve gjithçka është në dëm të tyre për sa kohë nuk ka shkuar askush të interesohet të zhvillojë bisedime me ta. Studiuesi Hysen Uka thotë se qeveria duhet së pari të ulet me banorët dhe të llogarisë mirë humbjet dhe benefitet nga ky ujëmbledhës, t’i bindë banorët vendas dhe pastaj të nisë ndërtimin e tij.