Natën e 21 janarit, nën temperatura të ulëta -25°, dy policët e kufirit, së bashku me 4 djem nga Kalaja e Dodës dhe me grupin e Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës, shkuan në bjeshkët e Korabit dhe u përballën me stuhinë, për të shpëtuar dy turistët nga Zvicrra që i kishte zënë orteku.
Nisur nga kjo vepër sublime, Bashkia Dibër, në shenjë vlerësimi për aktin sublim dhe human, ka ndarë Certifikata Mirënjohje për grupin e djemve, heronj të ditës.
Në këtë ceremoni vlerësimi morën pjesë edhe kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu si dhe Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare, Leonard Allkja, të cilët shprenën mirënjohje pa fund për ndihmën e tyre të çmuar dhe aktin human. Kujtojmë se dy turistë nga Zvicra, më 21 janar kishin shkuar për të eksploruar malin e Korabit në Dibër, por kishin mbetur të bllokuar, pasi në zonë kishte rënë një ortek dëbore. Policia e Dibrës dhe efektivë nga Tirana, së bashku me banorë të zonës dhe grupin e Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës, shkuar në ndihmë turistëve zvicerianë, të cilët u shpëtuan vetëm një ditë më pas, më 22 janar