Duke marrë shkas nga numri në rritje i personave të infektuar nga virusi COVID-19, policia apelon qytetarët për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID- 19 Nisur nga kjo, policia ka marrë një fushatë sensibilizuese në Qarkun Dibër e në mbarë vendin. Uniformat blu apelojnë që të mbahet distancimi social, të bëhet kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore, duke mos u grumbulluar në mënyrë masive. Po ashtu, policia vijon të ndalojë qarkullimin e mjeteve me më shumë se tre persona në të, përfshirë edhe drejtuesin e mjetit. Një tjetër apel shkon edhe për ata qytetar që janë të infektuar me COVID-19, ku duhet të respektojë në mënyrë rigoroze vetëkarantinimin, pasi Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e personave të infektuar dhe do vijojë ushtrimin e kontrolleve të pandërprera për monitorimin e kësaj kategorie, duke marrë masa për cilindo që shkel këtë rregull, sipas sanksioneve ligjore në fuqi.