Ashtu si në të gjithë vendin, edhe Qarku i Dibrës ka patur një fluks të shtuar turistësh gjatë këtij viti. Sipas raportimeve që bëhen në institucionin e prefektit të Qarkut, numri i turistëve ka qenë shumë më i lartë se vitin e kaluar. Prefekti Nexhbedin Shehu tha se paralelisht me rritjen e numrit të turistëve është rritur edhe numri i shtretërve, kryesisht në bujtina. Sipas tij, për vetë specifikën që ka Qarku Dibër, vizitorët janë me afat të shkurtër qëndrimi, kryesisht një ose dy netë. Megjithatë, e rëndësishme sipas prefektit Nexhbedin Shehu është se tashmë edhe Qarku Dibër ka hyrë në hartën e zonave me interes të dukshëm për tu vizituar.

Turistët që vizitojnë Qarkun Dibër janë kryesisht të huaj të cilët janë të interesuar për historinë, e mbi të gjitha për turizmin malor të cilin i gjithë Qarku e ofron në shumë zona.