Këto janë pamjet e rrugëve të lagjes Dobrovë në hyrje të qytetit të Peshkopisë. Pas shumë vitesh banorët e kësaj lagjeje në bllokun 6 katësh dhe “Buke Begjunec” i kanë rrugët e asfaltuara. Paralelisht me këtë është janë bërë edhe kanalet e ujërave të ndotura e ato të shiut. Investimi i financuar nga Bashkia Dibër kap shifrën e 43.3 milion lekëve të rinj. Vetë banorët e këtyre lagjeve shprehen se tashmë nuk do të udhëtojnë nëpr baltë gjatë dimrit apo pluhur gjatë verës. Ata thonë se në ditët me shi, kalimi në këto rrugë ishte pothuajse i pamundur për shkak se uji vërshonte përmes dhe balta mbulonte gjithçka. Me hedhjen e shtresave asfaltike, tashmë puna pritet të vijojë me vendosjen e sinjalistikës, si asaj horizontale ashtu edhe asaj vertikale.
Kreu Qarku Diber DIBËR Dibër/ Rehabilitohen rrugët e Dobrovës, prej kohësh ishin në gjendje të rënduar