Pas procedimit të 29-vjeçarit ditën e sotme, i cili kishte prerë në mënyrë të paligjshme pyjet, janë proceduar edhe 2 specialitë të Shërbimit Pyjor për shpërdorim detyre.
Bëhet fjalë për shtetasit H. SH., 54 vjeç; Sh.Ll., 30 vjeç, pasi nuk kanë ushtruar kontrolle mbi detyrimet ligjore për mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve në sektorin përkatës të njësisë Adminstrative Selishtë, duke lejuar që individë të kryejnë dëmtime të pyjeve në këtë zonë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.