Ish kryeministri Sali Berisha ka prezantuar këtë të shtunë kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë Dibër, Ismail Uka, i dalë nga procesi i primareve të zhvilluara nga grupimi i Partisë Demokratike të Sali Berishës. Gjatë fjalës së tij në Dibër, Berisha shprehu kundërshtimin e tij për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, duke i kërkuar kompanisë Bechtel që të tërhiqet.

Berisha kërkoi mbështetjen e dibranëve për kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë”, duke garantuar se do të jenë shërbëtor ndaj tyre.

Ndërkohë, pasditen e po kësaj të shtune, Berisha prezantoi edhe kandidatin e Bulqizës, Defrim Fiku që është përzgjedhur nga procesi i primareve.

Dritan Kurti