Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësorë Dibër ka intensifikuar punën në terren për sensibilizimin e popullatës në lidhje me masat që duhet të marrin për tu mbrojtur nga koronavirusi. Të gjithë inspektorët dhe stafi i NJVKSH kanë dalë duke informuar publikun dhe duke shpërndarë maska e broshura.

Ndërkohë vazhdon puna me tre turne në doganën e Bllatës, duke kontrolluar çdo pasagjer që vjen nga jashtë. Kontrollet janë shumë rigoroze pasi në Dibër të Madhe të Maqedonisë Veriut, tashmë janë konfirmuar 7 raste. Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësorë Dibër Hasan Manja konfirmon se numri i kalimtarëve nga Maqedonia e Veriut drej Shqipërisë ka rënë ndjeshëm ditët e fundit.

Po ashtu Manja tha se është hartuar lista e presonave që kanë ardhur në teritorin e Dibrës kohët e fundit dhe po monitorohen nga mjekët e familjes.