Mungesa e tregjeve të shumicës është kthyer në një problem serioz për fermerët e Dibrës. Prodhimet në këtë zonë janë të ndryshme dhe me prodhim të madh.
Në stinën e vjeshtës janë fermerët e prodhimit të mollëve që përballen me mungesë të tregut. Pjesa më e madhe e tyre zgjedhin rrugën nacionale Peshkopi – Tiranë për të tregtuar produktet. Fermeri Bilal Shqefni nga njësia Administrative Melan thotë se për shkak të mungesës së tregut të shumicës është i detyruar që çdo vit prodhimet e tij t’i shesë në rrugë.
Nga ana tjetër fermeri Bilal Shqefni thotë se e gjithë familja mbahet me këtë punë, por në të shumtën e rasteve prodhimet kalben pa u shitur.