Policia e Dibrës ka njoftuar sot se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të një plagosjeje.
Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale, L. T; D. T; A. B., banues në Dibër. Ata akuzohen se në në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasit U. A., 39 vjeç, dhe K. S., 27 vjeç, banues në Dibër.
Ata akuzohen për veprat penale ‘plagosje e lehtë me dashje’, kryer në bashkëpunim, dhe ‘kanosje’.
Policia thotë se po vijon punën për gjetjen dhe kapjen e tyre.
Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të tjera të “prerjes së paligjshme të pyjeve”, duke proceduar penalisht dy autorët, shtetasit E. D., 28 vjeç dhe E. M., 35 vjeç, banues në Dibër.
Policia thotë se këta dy shtetas janë konstatuar duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentacion përkatës.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.