Një 25-vjeçar mbeti i plagosur këtë të mërkurë në Dibër. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në fshatin Grykë Nokë, të Njësisë Administrative Arras në Bashkinë Dibër, ku dyshohet se është vetëplagosur në këmbë me armë gjahu (të cilën e mbante pa leje), shtetasi F.D, 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas bluzave të bardha në spitalin Rajonal të Dibrës, 25-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, për ngjarjen në fjalë grupi hetimor ka udhëtuar drejt fshatit Grykë Nokë të Arrasit për të marrë më shumë informacion mbi rrethanat në të cilat është vetëplagosur 25-vjeçari.

Po ashtu, grupi hetimor mori dëshminë edhe të 25-vjeçarit dhe se tashmë do të përballet me ligjin edhe për armëmbajtje gjuetie pa leje.