Policia e Dibrës ka arrestuar një tjetër zyrtar të Partisë Demokratike, pas protestave në KZAZ-në e Dibrës. Në pranga ka rënë nënkryetari i PD në Dibër, Ilir Hysa.
Hysa është arrestuar pas përleshjeve të forta mes policisë dhe protestuesve më 28 qershor në KZAZ-në numër 19.
Gjithashtu, policia ka ndaluar dhe kryetarin e grupit të seksionit Tomin në Dibër, Gafur Gazidede.
Gjatë protestës në KZAZ0në nr.19, pati përplasje të ashpra mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.
Këta të fundit tentuan të çanin kordonin e policisë për t’u futur brenda KZAZ-së dhe për të djegur materialet zgjedhore, por u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës.