Policia ka vënë në pranga 7 persona, të cilët dyshohen si autorë të një sërë vjedhjesh.
Policia bën të ditur se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një grup personash po gjuanin me armë zjarri në pyll, organizuan punën dhe falë veprimeve hetimore të kryera finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Soponika”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. C., 23 vjeç, banues në Arras;
S. Xh., 18 vjeç, banues në Arras;
A. Gj., 21 vjeç, banues në Kastriot;
Xh. B., 28 vjeç, banues në Laçes;
D. B., 21 vjeç, banues në Laçes;
G. D., 24 vjeç, banues në Kastriot;
T. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë Çidhen;
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. B., 29 vjeç, banues në Fushë Çidhen.
Sipas policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 23:50, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas e kanë fshehur armën në pyll. Gjatë operacionit janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, 2 prej të cilave janë të vjedhura, si dhe 6 motorsharra.
Policia bën të ditur se nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve në banesa.