Policia e Dibrës ka proceduar penalisht një shtetas me inicialet E. R., i cili dyshohet se ndezi një zjarr për të djegur disa barishte, por zjarri i doli jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maqellarë, ndërkohë që pas arrestimit të të dyshuarit materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me barishte në Maqellarë, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin:

R., banues në Maqellarë, pasi dyshohet se në fshatin Kovashicë, ka ndezur zjarr e si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me barishte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.