Rreth 100 nxënës të fshatrave Kërçisht i Poshtëm dhe Kërçisht i Epërm në Maqellarë të Dibrës nuk kanë nisur mësimin për shkak të mungesës së shkollës. Sipas banorëve shkolla ekzistuese nuk dihet pse nuk është rikonstruktuar, që prej disa vitesh kur i kishte rënë tavani duke rezikuar nxënësit. Banorët shprehen se nga ana e drejtorisë Arsimore dhe nga Bashkia iu është premtuar ndërtimi i shkollës por ende nuk dihet se pse nuk fillojnë punimet .

Fshati Kërçisht i Poshtëm dhe Kërçisht i Epërm kanë më shumë se 200 familje. Banorët kërkojnë rikonstruksionin e shkollës dhe kthimin e fëmijëve për të mësuar në fshat. Nxënësve të këtyre fshatrave u është kërkuar të shkojnë dhe të zhvillojnë mësimin në ish gjimnazin e Maqellarës, ku ka ambjente boshe. Banorët janë të vendosur dhe nuk do të dërgojnë fëmijët në shkollën e Maqellarës, deri sa të nisin punimet për shkollën e tyre.