Ish- deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, i është përgjigjur kryebashkiakut Agron Malajt, pas akuzës që ku i fundit bëri në drejtim të saj si bashkëpuntore e Sigurimit të Shtetit.
Në një prononcim ekskluziv për Mattv.al, Çupi e cilëson Malajn si një person pa dinjitet, çka ja bën të thjeshtë shpifjet.
Në vijim Çupi thekson se Malaj është pjellë e një pushteti që i ka rrënjët tek Sigurimi i Shtetit.
Reagimi i ish-deputetes Durata Çupi
“Një person pa dinjitet, pa integritet, pa ndjesi humane, e ka të thjeshtë të shpifë për kundërshtarin politik.
Agron Malaj është pjellë e një pushteti që i ka rrënjët tek Sigurimi i Shtetit, me të cilin as unë, as familja ime nuk kemi patur kurrë as lidhjen më të largët.
Matjanët e dinë këtë, prandaj e braktisën Agron Malajn dhe Partinë e Sigurimit ,në votimet e paligjshme të 30 Qershorit.
Me matjanët do t’i mundim sërish sigurimsat, vrasësit dhe hajdutët”, shprehet për Mattv.al Dhurata Çupi.
(Mattv.al)