Një trup i pajetë u gjet ditën e sotme në një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht, Bulqizë.

Mësohet se trupi i dekompozuar është gjetur nga banorët e zonës të cilët më pas kanë lajmëruar policinë.

Shërbimet e policiës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e trupit të pa jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave.