Zbardhen detaje të reja nga aksioni në zyrat e Ministrisë së Brendshme dhe banesat e zyrtarëve të kësa ministrie. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se deri më tani janë arrestuar tetë zyrtarë, ndërsa një është në “arrest shtëpie”.

Mes të dyshuarve është edhe drejtoresha e blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari. Siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Lala, bëhet fjalë për tenderin e uniformave që kap vlerën e 25 milionë eurove, me të cilin dyshohet se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë abuzuar.

Deri më tani, policia ka ushtruar kontrolle, me vendim të gjykatës, në banesat e shtetasve Edlira Naqellari, Ani Omuri, Kreshnik Bejkaj, Klevis Hasani,Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.

Tenderi është dhënë në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj, ndërsa është kallëzuar në vitin 2020 nga Grupi Parlamentar Demokrat, përkatësisht nga Myslim Murrizi dhe Halit Valteri.